Aktualitet

Shqipëria në ‘flakë’, digjen sipërfaqe të mëdha pyjore dhe ullishta në Trebeshinë, Shëngjin e Roskovec (Foto+VD)

23 Gusht 2019, 14:24 Nga DOSJA
Shqipëria në ‘flakë’, digjen sipërfaqe të

SHQIPËRI- Ditët e fundit vatra zjarri masive janë aktivizuar në qarqe të ndryshme të vendit, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe ullishta.

Kështu në malin e Shëngjinit janë djegur 5 hektarë në pisha e shkurre.Ndërsa, në malin e Trebeshinës zjarri, i cili u shkaktua nga shpërthimi i dy predhave, dogji kurorën e gjelbër të malit.

Një tjetër zjarr ra në Roskovec, ku u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me ullishte. Po ashtu në fshatin Patin të bashkisë Klos, një masiv pyjor u dogj gjatë ditës së sotme. Në Pas situatës së krijuar në vend reagoi edhe presidenti Ilir Meta, i cili bëri thirrje për marrjen e masave të menjëhershme të emergjencës.

Kreu i shtetit deklaroi se po ndjek nga afër me shqetësim këtë situatë të krijuar ditët e fundit në territorin e Shqipërisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjen pyjet digjen ullishtet ne roskovec digjet pyjet ne klos zjarret ne shqiperi digjen pyjet digjen ullishtet ne roskovec digjet pyjet ne klos zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll