Aktualitet

Familja Kusi nën hetim për pastrim parash dhe grup kriminal! Ç’po ndodh tani në vilën ku u vra Indrit Çelaj për kondici

23 Gusht 2019, 15:01 Nga DOSJA
Familja Kusi nën hetim për pastrim parash dhe grup kriminal!

TIRANË– Kanë dalë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin me vrasjen e 26-vjeçarit.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda bëjnë me dije për Dosja.al se familja Kusi, djemtë e të cilës, Griseldo dhe Albano Kusi, vranë të riun nga Mallakastra për një kondicioner, është në hetim për pastrim parash.

Të njëjtat burime theksojnë se një grup i madh personazh nga ky fis vijojnë të jenë në hetim, duke qenë se akuzohet për një “grup të strukturuar kriminal”.

Vila 3-katëshe ku dhe u vra Indrit Çelaj dhe që do të bëhej një lokal në emër të Bujar Kusit, ishte pjesërisht pa leje.

Aktualisht po bëhet një verifikim i godinës nga një grup me punonjës të IKMT-së. Lidhur me këtë ngjarje po hetohet një punonjës i Bashkisë, i cili dyhsohet se ka abzuzuar me detyrën.

Punonjësi i Bashkisë duhet të kishte pezulluar punimet, sepse Kusi kishte shtuar punimet shumë më tepër, krahasuar me lejen që i kishte dhënë Bashkia.

26-vjeçari,Indrit Çelaj, ndërroi jetë sot në spital, një ditë pasi u plagos pas një konflikti për kondicionerin me dy djemtë e pronarit të vilës në Tiranë, Bujar Kusin, Griseldin dhe Albanon.

Djemtë e Kusit të cilët e qëlluan Çelajn me një plumb në kokë, janë shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar babai i tyre, Bujar Kusi dhe 4 persona të tjerë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albano kusi griseldo kusi indrit ccelaj vrasja e punetorit ne tirane albano kusi griseldo kusi indrit ccelaj vrasja e punetorit ne tirane

Sondazh

Poll