Aktualitet

Zjarr në malin e Shëngjinit, digjen 5 hektarë pyje, rrezikohen banesat (Video)

23 Gusht 2019, 11:14 Nga DOSJA
Zjarr në malin e Shëngjinit, digjen 5 hektarë pyje, rrezikohen

SHËNGJIN– Zjarri i rënë që prej ditës së djeshme në malin e Shëngjinit, në afërsi të portit, vijon të jetë ende aktiv.

Nga rënia e zjarrit janë djegur 5 hektarë në pisha e shkurre. Po ashtu rrezikohen banesa dhe biznese pranë vatrës së zjarrit.

Bashkia Shkodër ka vënë në dispozicion zjarrfikëset per shuarjen e flakëve në Shëngjin.

Ditët e fundit, disa vatra zjarri janë aktivizuar në disa zona malore, duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjore. Zjarre kanë rënë në malin e Trebeshinës në Tepelenë, duke djegur kurorën e malit të gjelbër, si dhe në malin e Shëngjinit. Për këtë ka reaguar edhe presidenti Meta. Kreu i Shtetit bën thirrje të merren masa të menjëhershme për neutralizimin e flakëve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet pyjet ne shengjin zjarr ne shengjin zjarret ne shqiperi digjet pyjet ne shengjin zjarr ne shengjin zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Gusht 2019, 09:33

TIRANË- Nuk iu pëlqeu montimi i kondicionerit dhe për këtë e vranë. Është kjo arsyeja që solli vrasjen e 26-vjeçarit nga Mallakastra, Indrit &C...