Sport

Përsëritet ‘skema’: Cristiano Ronaldo pritet të rikthehet në pankinën e Man.Unitet…

Trajneri Ten Hag pret rikuperimin e sulmuesit france Martial për takimin ndaj Newcastle në ‘Old Trafford’

15 Tetor 2022, 07:39 Nga DOSJA

Përsëritet ‘skema’: Cristiano Ronaldo pritet të

ANGLI - Pasi ka nisur si titullar në fitoren e Manchester United ndaj Omonia Nicosia (1-0) për Europa League, Cristiano Ronaldo me shumë mundësi duhet të nisë nga stoli ndeshjen, të dielën ndaj Newcastle.

Martial u dëmtua kundër Evertonit javën e kaluar dhe krijoi mundësinë që Cristiano Ronaldo të hynte të ishte titular ndaj qipriotëve. Trajneri Erik Ten Hag beson se sulmuesi francez do të jetë i përshtatshëm për ndeshjen në ‘Old Trafford’.

“Anthony Martial mund të jetë në formë, por unë ende duhet të pres dhe të shoh se çfarë do të ndodhë në orët e ardhshme. Sigurisht që shpresoj të rikuperohet”,- ka shpjeguar trajneri holandez.

Nëse sulmuesi francez rikuperohet, atëherë CR7 duhet ta fillojë ndeshjen nga pankina.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll