Sport

“Besimi te Xavi është i pandryshuar”...

Laporta zbuloi se çfarë foli me trajnerin pas ndeshjes: “I thashë të mendojë për të ardhmen. Nuk do të mendojmë më për Champions League dhe duhet të fokusohemi te kampionati”.

15 Tetor 2022, 07:05 Nga DOSJA

“Besimi te Xavi është i pandryshuar”...

SPANJE - Barcelona, ​​pasi barazoi ndaj Interit (3-3), praktikisht do të jetë jashtë fazës tjetër të Champions League. Presidenti Joan Laporta siguroi se kjo situatë nuk ndikon në asnjë mënyrë besimin e tij te trajneri Xavi Hernández.

“Besimi ndaj Xavi është i pandryshuar. Ai e njeh shumë mirë klubin dhe sistemin. Ai është një person i shkëlqyer dhe trajneri që do të na japë shumë suksese”,- ka thënë presidenti i Barcelonës, në prononcimet për televizionin e klubit.

“Besimi te Xavi është i pandryshuar”...

Laporta zbuloi se çfarë foli me trajnerin pas ndeshjes: “I thashë të mendojë për të ardhmen. Nuk do të mendojmë më për Champions League dhe duhet të fokusohemi te kampionati. Jemi në të njëjtën faqe, të bindur dhe të fokusuar te kampionati.”

Presidenti u bëri thirrje tifozëve për mbështetje: “Trajneri duhet të ndjejë ngrohtësinë dhe besimin e të gjithëve. Ai ka mbështetjen tonë dhe shpreson që fansat do ta ndjekin shembullin”.

“Besimi te Xavi është i pandryshuar”...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll