Sport

SAKRIFICA! Portieri i Wolverhamptonit luan prej kohësh me një kockë të thyer të dorës…

“Departamenti mjekësor, lojtari dhe trajneri së bashku u ulën dhe vendosën nëse lojtari do të jetë në gjendje të vazhdojë të luajë me atë dëmtim apo jo. Gatishmëria e José Sá për të luajtur kështu, tregon guximin që ai ka”

15 Tetor 2022, 07:23 Nga DOSJA

SAKRIFICA! Portieri i Wolverhamptonit luan prej kohësh me një

ANGLI - Steve Davis, trajneri i përkohshëm i Wolverhampton, zbuloi këtë të premte, në pritje të ndeshjes kundër Nottingham Forest, se portieri José Sá ka luajtur duke sakrifikuar, pasi ka një kockë të thyer në kyçin e dorës që nga ndeshja me Fulham, në javën e dytë të Premier League, më 13 gusht.

“Departamenti mjekësor, lojtari dhe trajneri së bashku u ulën dhe vendosën nëse lojtari do të jetë në gjendje të vazhdojë të luajë me atë dëmtim apo jo. Nëse të gjithë janë të kënaqur me situatën, atëherë nuk shoh ndonjë problem. 

Edhe unë kam luajtur me gishtat e thyer në të kaluarën. Kjo ka të bëjë me sa dhimbje keni dhe nëse mund t’i përballoni ato. Gatishmëria e José Sá për të luajtur kështu tregon guximin që ai ka”, tha zëvendësi momental i Bruno Lage në krye të Wolves.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll