Politike

'Dua erdhi në Bubq'/ Berisha korrigjon aktivistin: Ishte Bebe Rexha, u tregua e mençur, s'i dha para qeverisë

Berisha e korrigjoi, duke i thënë se në fakt në Bubq ka ardhur Bebe Rexha, e cila u tregua e zgjuar, duke mos i dhënë asnjë qindarkë Qeverisë Shqiptare.

15 Tetor 2022, 07:27 Nga A.B
'Dua erdhi në Bubq'/ Berisha korrigjon aktivistin: Ishte Bebe
Sali Berisha

BUBQ- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vizitoi ditën e djeshme zonën e Bubqit. Së bashku me aktivistin Auron Kalaja, Berisha shkoi në një familje në zonë, ndërkohë që u njoh me ndërtimet që janë bërë. Kalaja i tregoi se këngëtarja shqiptare Dua Lipa kishte qënë pak kohë më parë në zonë, duke ndërtuar disa banesa për familjet që u prekën nga tërmeti. Berisha e korrigjoi, duke i thënë se në fakt në Bubq ka ardhur Bebe Rexha, e cila u tregua e zgjuar, duke mos i dhënë asnjë qindarkë Qeverisë. 

BISEDA:

Auron Kalaja: Kur ra tërmeti erdhi Dua Lipa, mori përsipër që të ndërtonte shkollën e Bubqit dhe 2 shtëpia. Qeveria shqiptare nuk pranoi, se i kërkoi që t'ua sillte direkt fondet dhe jo direkt ajo.

Berisha: Mos gaboj ishte Bebe Rexha

Kalaja: Po, imagjinoni se deri ku ka shku...

Berisha: Ajo u tregua e mençur, hajdutve nuk u jipen paratë. 

Kalaja: Po, arriti që t'i ndërtonte shtëpiat vetë

Berisha: E kam ndjekë me shumë interes dhe vëmendje

 

sali berisha bebe rexha dua lipa

Sondazh

Poll

Politike 14 Tetor 2022, 22:43 k.m.

'Lodhet' Edi Rama

Edi Rama BERLIN- Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin. Por duket se është lodhur pak nga festa dh...