Politike

“Asnjë s’i ka këllqet e Berishës në PD”/ Meta: Jap GARANCI! Me Ramën dhe Bashën s’bëj më marrëveshje

Ish-presidenti i vendit, u zotua se nuk do të bëjë asnjëherë marrëveshje me kryeministrin Edi Rama dhe ish-kreun e PD, Lulzim Basha.

14 Tetor 2022, 22:26 Nga k.m.
“Asnjë s’i ka këllqet e Berishës në PD”/
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh se asnjë nuk dëshiron të garojë përballë Sali Berishës në garën për lidershipin e Partisë Demokratike, kjo pasi sipas tij, askush nuk i ka "këllqet" për të vijuar “betejën” me Edi Ramën. Sonte, i ftuar në emisionin "Spotlight", Meta u rikthye edhe në të shkuarën e tij politike. Ish-presidenti i vendit, u zotua se nuk do të bëjë asnjëherë marrëveshje me kryeministrin Edi Rama dhe ish-kreun e PD, Lulzim Basha.

"Kushdo ka qenë dhe do jetë i lirë të garojë. Nuk i pëlqen Partia e Lirisë, ikën. Unë pata problem me Fatos Nanon, ika. U kam thënë deputetëve që nuk janë pjesë e Rithemelimit. Pse nuk keni garuar për lidership? Më thonin jo po është Berisha, por Berisha iku. Jo po më thanë se ishte Luli kryetar. Pse nuk u pozicionuat kundër tij? Flasim sot, bëni platformën tuaj. Kandidoni dhe ju. Si do bëheni lidera nëse nuk konkurroni dhe përplaseni me Berishën apo me Ilir Metën. Asnjë nga ata nuk i ka këllqet e Berishës për t’u përballur me Edi Ramën, me bandat e Ramës. Me Ramën që ka cënuar interesat kombëtare dhe me Bashën që ka dëmtuar sistemin demokratik, nuk ekziston asnjë mundësi për marrëveshje me këta. Unë jap garanci për këtë. Ajo që ndodhi në 21 janar ishte grusht shteti dhe për të parandaluar për atë që ndodhi se unë e dija se çfarë do të ndodhte, unë kam dhënë 10 ditë para dorëheqje. Basha nuk mori asnjë masë për të parandaluar 21 janarin. Me Berishën nuk kam patur ndonjë problem për interesa kombëtare,"-tha Meta.

 

ilir meta

Sondazh

Poll