Jeni shok me Veliajn? Këlliçi: Mos më ofendoni. Unë e dua Tiranën
Erion Veliaj dhe Belind Këlliçit TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi iu përgjigj komentit që...
Ervin Bushati u shpreh se vetëm sepse kryeministrit Edi Rama i funksionoi kalimi nga Bashkia në Kryeministri, kjo nuk do të thotë që duhet kthyer në një skemë të sigurtë.
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka vazhduar me kundërshtinë e tij kundër rikandidimit të Erion Veliajt si kryebashkiak të Tiranës. Mbrëmjen e sotme, në emisionin "Log.", Ervin Bushati u shpreh se vetëm sepse kryeministrit Edi Rama i funksionoi kalimi nga Bashkia në Kryeministri, kjo nuk do të thotë që duhet kthyer në një skemë të sigurtë. Madje shtoi se si ai mund të mendojnë edhe shumë të tjerë brenda PS-së, por ai e ka thënë i pari, e i vetmi deri më tani.
PJESË NGA BISEDA:
Bushati: Tirana është kryeqytet i Shqipërisë që edhe po të punosh 25-së orë në 24. Tirana nëse sot nuk do të kishte probleme me ujin dritat mund të merrej si fushëbeteje politike, por Tirana është një fushëbetejë sociale. Që Tiranën do ta fitojë PS nuk ka diskutim. Ka patur një mbështetje shumë të madhe. PD-së i takon ta kthejë në referendum, ndërkohë që janë zgjedhje administrative, pasi nuk fiton qytetari i Tiranës, por as PS-së që ta kthejë në betejë politike. Këtu duhet të zgjidhjet një njeri që të bëjë më të mirën për Tiranën. Nuk është në të mirë të Endrit që Tirana të përdoret si trampolinë politike. Ndodhi në Shqipëri që një njeri punoi mirë për Tiranën dhe më pas u bë kryeministër, por kjo nuk duhet kthyer në skemë. Këtë gjë bëri dhe Basha por dështoi.
Veliaj ka punuar në maksimumin e asaj që meriton Tirana?
Bushati: Që të punosh 25 orë në 24 do të thotë ose të bësh njërën ose tjetër.
Deduktojmë që nuk ka punuar mjaftueshëm...
Bushati: Ka avantazhet e veta duke qenë figurë e lartë politike. PD-së i duhet figurë politike, edhe pse mendoj se janë djegur. Duhet të zgjidhet një njeri për të luftuar për Tiranën. Këtë llogjikë kisha. Nuk duhet përdorur më kjo skemë. Sepse ndodhi në Shqipëri që një njeri që u bë kryebashkiak e u bë kryeministër, kjo nuk do të thotë që kjo duhet të vazhdohet.
A ka punuar në maksimum Erion Veliaj? Se ka pasur edhe drejtimin e një pjese të rëndësishme të PS...
Bushati: Më vjen keq se nuk ka njëri që i bën të gjitha edhe si ministër edhe si politikan. PD e kuptoj që mund të ketë një figurë politike se i shkon me lojën e tij. Por në interesin e PS, duke e ditur që do të fitojë zgjedhjet do vazhdojë ta ketë në këtë sistem.
A është Ervin Bushati i vetmi që e mendon këtë?
Bushati: Përderisa e mendoj unë, nuk do me thënë që nuk e mendon dhe njëri tjetër. Unë jam i vetmi që e them, por jo i vetmi që e mendoj. Nuk është punë pakënaqësie. Unë dua që të maksimilizohej puna për Tiranën. Tani edhe për kryeministrin, edhe Veliajn ka njerëz që nuk i duan. Kush punon gabon. Se edhe sherbetin, edhe Jesusin dhe Muhametin nuk e donin të gjithë.
Rama ç'mendon?
Bushati: PS nuk ka nevojë për një kryeministër hije. E ka opozita një kryeministër hije dhe ai mjafton. Rama është në moshën dhe ka eksperiencën e duhur. Me 3 fitore është kryeministri më i zgjedhur në historinë shqiptare. është i padiskutueshëm.
Erion Veliaj dhe Belind Këlliçit TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi iu përgjigj komentit që...
Foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar, edhe pse në distancë, me kritikat e opozitës së vendit lidhur me fjali...
Enver Hoxhaj dhe Erion Veliaj HAGË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku ka takuar ish-krerët e...
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith u akuzua dje nga ish-kryeministri Sali Berisha si "nënsh...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme në konferencë me gazetarët pro...
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese VKM e qeverisë për legalizimin e shtesa...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Grupi i deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeajn kanë depozituar ditën e sotme në Kuvend...
Lulzim Basha në SHBA SHBA- Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në SHBA. Në disa foto të shpërndara në r...
Sali Berisha dhe Ilir Meta TIRANË- Data shënonte 4 tetor kur kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkoi me një valixh...
Ilir Meta dhe Nard Ndoka TIRANË- Takimi mes kryetarit të Partisë së Lirisë dhe atij të Partisë Demokristiane ësht&e...