Politike

Meta: E dija 5 muaj para se Berisha do shpallej “non grata”, Basha kishte dorë

Meta tha se Berishën e ka paralajmëruar me anë të një gazetari, që në shpalljen non grata të Berishës ka dorë Lulzim Basha.

14 Tetor 2022, 23:01 Nga I.A

Meta: E dija 5 muaj para se Berisha do shpallej “non grata”, Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se e dinte 5 muaj para se të shpallej non grata. I ftuar në emisionin 'Spotlight' në Vizion Plus, Meta tha se Berishën e ka paralajmëruar me anë të një gazetari, që në shpalljen non grata të Berishës ka dorë Lulzim Basha. Po ashtu, Meta tha se dosja për Berishën është e bazur mbi bashkëpunimet që ka bërë Basha.     

“E kam ditur që do shpallej non grata që në shkurt të vitit 2021. E kam paralajmëruar. “Zotëri ti do shpallesh non grata. Dhe për këtë gjë ka rënë dakord vetë kryetari i partisë tënde”. A ia ka çuar ai gazetari. E kam ftuar për një drekë. Ai ka pasur një takim familjar. Nuk është se nuk e kam ditur. Nuk ka ndonjë fakt evident korrupsioni. Ajo dosje bazuar mbi bashkëpunimet që ka bërë Lulzim Basha. Vendimmarrjen e vet për djegien e mandateve ia ka faturuar Berishës duke thënë ka qenë nën presion. Unë do ta kisha problem Berishën nëse ai do të pengojë integrimin europian për Shqipërinë, nëse do jetë kundër referendumit. Ajo është çështje e tij. Lënia e mandative ishte një operacion i organizuar brenda dhe jashtë vendit. U zëvëndësuan të gjithë mandatet e deputetëve brenda një dite për të bërë gjithcka fakt të kryer. Dhe sot ne e kuptojmë se cfarë pasojash kishim”, tha Meta.

ilir meta sali berisha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 14 Tetor 2022, 22:43 k.m.

'Lodhet' Edi Rama

Edi Rama BERLIN- Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin. Por duket se është lodhur pak nga festa dh...