Politike

Sherri me Evi Kokalarin, Belind Këlliçi: Nuk e di mbase përgjigjen e gjeni tek emri i Erion Veliajt

Belind Këlliçi tha se për të gjetur përgjigjen pas sulmeve të Kokalarit ndaj tij, gjendet tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. 

14 Tetor 2022, 22:26 Nga k.m.
Sherri me Evi Kokalarin, Belind Këlliçi: Nuk e di mbase
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar përplasjen e tij me aktivisten amerikane, Evi Kokalari, me të cilën ka nisur edhe një proces gjyqësor. I ftuar në emisionin "Log.", Këlliçi tha se për të gjetur përgjigjen pas sulmeve të Kokalarit ndaj tij, gjendet tek kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. 

"Nuk e di mbase përgjigjen e gjeni tek emri i Erion Veliajt. Nuk është anëtare e Këshillitë Kombëtar,"-tha Këlliçi.

Si nisi përplasja mes tyre?

Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar Belind Këlliçin se ka ndërhyrë në zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Sipas Kokalarit, një listë lobimi me emrat që duheshin votuar ka qarkulluar nga kryesia e Forumit Rinor dhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë të Belind Këlliçit. Ajo e ka akuzuar edhe se kishte orientuar votat për të dalë vetë më i votuari në Partinë Demokratike për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar.

belind kellici evi kokalari

Sondazh

Poll