Politike

Meta: Është me e lehtë të bashkosh gjithë shqiptarët se sa demokratët, Berisha të shpall kandidatët për zgjedhjet sa më parë

Në lidhje me zgjedhjet lokale, Meta tha se PL do të mbështesë të gjithë kandidatët që do të dalin nga PD-ja.

14 Tetor 2022, 22:34 Nga I.A
Meta: Është me e lehtë të bashkosh gjithë
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se me e lehtë është bashkimi i gjithë shqiptarëve se sa i demokratëve që po përpiqet të bëj Berisha. I ftuar në emisionin 'Spotlight' në Vizion Plus, Meta tha se gjykata duhet që të vendos sa më parë për vulën e PD-së. 

“Bashkimi i shqiptarëve është më i lehtë se bashkimi që përpiqet Berisha brenda Partisë Demokratike. Për këtë duhet një shpejtësi tjetër dhe një qartësi tjetër. Duhet të ishte zgjidhur me kohë çështja e gjykatës sipas shtetit të së drejtës. Për mua situate është e qartë, Ne njohim një PD. Është PD që ka zgjedhur Berishën kryetar. Ne nuk njohim partinë e vulës, vulëhumburit nuk janë problemi im. Berisha le të merret. Ai ka kohë për ta pasur kokën edhe andej, edhe këtej. Do ta marrë shpejtësinë që duhet. E ka marrë ai. Problemi është shumë i qartë. Ne njohim PD”, tha Meta.

Në lidhje me zgjedhjet lokale, Meta tha se PL do të mbështesë të gjithë kandidatët që do të dalin nga PD-ja.

“Është shumë e rëndësishme të ecë sa më shpejt zoti Berisha në zgjedhjen e kandidatëve në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Ne nuk do të nxjerrim asnjë kandidat në të gjithë Shqipërinë pa pasur një rakordim me Partinë Demokratike. Nuk do të vëmë asnjë kusht që nuk i shërben unifikimit. Është momenti për t’i dhënë ndëshkimit më të fortë këtij regjimi. Ne do të mobilizojmë çdo qytetar kundër kandidatëve të Rilindjes. Do mbështesim kandidatët e Partisë Demokratike. Nëse do kem një kandidat dhe vjen e më thotë dua të kandidoj unë do shkoj ta zgjidh me PD, por për të nxitur probleme brenda frymës opozitare, kjo nuk do të vijë kurrë nga Partia e Lirisë”, tha ai.

ilir meta

Sondazh

Poll