Politike

"Shpif e shpif se diçka do mbetet", Kumbaro-Zhupës: Më shumë se 5 milion turistë të huaj vizituan vendin

Kumbaro tha se më shumë se 5 milion turistë kanë vizituar vendin nga data 1 janar deri më 30 gusht pas futur këtu ata që kanë hyrë në Shqipëqri nga pika e Morinës pasi pas marrëveshjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës turistët nuk regjistrohen.

13 Tetor 2022, 11:04 Nga e.k
"Shpif e shpif se diçka do mbetet", Kumbaro-Zhupës:
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaroi iu përgjigj akuzave të deputetës së Partisë Demokratike, Ina Zhupa sa i përket shifrave të turistëve të huaj që kanë vizituar vendin. Kumbaro tha se më shumë se 5 milion turistë kanë vizituar vendin nga data 1 janar deri më 30 gusht pas futur këtu ata që kanë hyrë në Shqipëqri nga pika e Morinës pasi pas marrëveshjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës turistët nuk regjistrohen.

Mirela Kumbaro: Shpif. shpif, shpif se diçka do të ngelet por le të themi disa të vërteta. Sa i përket shifrave totale në rang vendi sipas instat nga data 1 janar deri në 30 gusht kemi numërua 5 milion vizitorë të huaj pa llogaritur ata të pikës së Morinës se pas marrëveshjes nuk regjistrohen. Sapo bëra një verifikm ku rezultojnë 38 mijë komente vetëm për Sarandën. Sa mirë flasin pushuesit tanë dhe të huaj për Sarandën dhe Gjirokastrës ku deri tani ka 2000 rezervime vetëm në booking.com

seance plenare 13 tetor 2022 mirela kumbaro ina zhupa

Sondazh

Poll