Politike

"Non-grata" për të gjithë/ Si u anulua darka me Ramën nga socialistë evropianë dhe të gjithë grupet e tjera

Përfaqësuesja e përbashkët e të Majtës Evropiane në PE, Nina Kasimati tregoi se të gjitha grupet politike që janë pjesë e Asamblesë e refuzuan ftesën e Ramës pas paraqitjes së tij që e quajnë provokuese dhe të paprecedentë. 

13 Tetor 2022, 10:28 Nga f.g
"Non-grata" për të gjithë/ Si u anulua darka me
Edi Rama, kryeminister

STRASBURG- Lajmi kryesor i mbrëmjes së të mërkurës është anulimi i ftesës që kryeministri Edi Rama iu bëri përfaqësuesve dhe eurodeputetëve në Asamblen Parlamentare të Këshillit të Evropës. Arsyet po mësohen me kalimin e orëve, ku përtej fjalimit, mënyra e komunikimit të shefit të qeverisë shqiptare është parë si fyese dhe joserioze në raport me eurodeputetët. Por jo vetëm kaq. Rama është anuluar edhe nga "të tijët". Përfaqësuesja e përbashkët e të Majtës Evropiane në PE, Nina Kasimati tregoi se të gjitha grupet politike që janë pjesë e Asamblesë e refuzuan ftesën e Ramës pas paraqitjes së tij që e quajnë provokuese dhe të paprecedentë. 

Para pak orësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më sulmoi fort verbalisht para seancës Plenare të Këshillit të Evropës, pasi si përfaqësuese e përbashkët e Partisë së së Majtës Evropiane në Kuvend, zyrtarisht e pyeta se si po përparonte rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me marrëdhënien gjithnjë e më të thelluar strategjike me shtetin sulmues Turqinë, duke pasur parasysh mbështetjen që gëzon i pari nga vendet e rajonit që respektojnë acquis evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, por që vuajnë agresionin e Turqisë. Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” dhe “gruaja greke” krahas një himni politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij në përgjithësi provokues, i paprecedentë në Strasburg, shkaktoi reagimin e krerëve të të gjitha grupeve politike të cilët dhe ata vendosën njëzëri për të mos marrë pjesë në darkën formale që kryeministri shqiptar do të mbajë mbrëmjen e sotme.

Se cili do të jetë ndikimi i kësaj krisjeje të Ramës me të majtën evropiane në tërësi, do të shihet në vijim, por ajo që u kuptua nga episodet e përplasjeve të djeshme është se ndryshe nga në Shqipëri e Kosovë, në Evropë, sjellja e Ramës është parë si një provokuese dhe dashakeqëse, që bën bashkë në një qendrim të majtët dhe liberalët.  Kryetari i Partive Popullore Evropiane dhe Kristian demokrate, Aleksandër Pociej shpërndau dje një mesazh të qartë se ftesa e Ramës nuk pranohet. Krahasimi i kryeministrit i Asamblesë së Parlementit Evropian me Parlamentin shqiptar 'i vuri' kapakun paraqitjes shqiptare përpara Evropës. /Dosja.al

nina kasimati edi rama rama per dick marty 12 tetor 2022

Sondazh

Poll