Politike

"Për Shqipërinë dhe Kosovën", një ditë pas debatit në KiE, Rama ndan fotot nga takimet

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t.

13 Tetor 2022, 08:42 Nga e.k
"Për Shqipërinë dhe Kosovën", një ditë
Edi Rama

STRASBURG- Një ditë pas debatit "të nxehtë" të zhvilluar në Këshillin e Europës, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke postuar disa foto në Facebook nga takimet me zyrtarët europianë ku ka veçuar takimin me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 

"Mirëmëngjes. dhe me fotoalbumin e një dite krejt të veçantë, për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët, dje në Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta”.

edi rama

Sondazh

Poll