Politike

Zhupa i përmendi tragjedinë e Potamit, Kumbaro 'mburret' me turizmin në Sarandë: Italianët u shtuan, udhëtimet nga Korfuzi po ashtu

Nga rruga e hapur, Kumbaro u shpreh se ka përfituar edhe Gjirokastra, pasi është vizituar nga shumë turistë. 

13 Tetor 2022, 10:34 Nga F.M
Zhupa i përmendi tragjedinë e Potamit, Kumbaro 'mburret' me
Mirela Kumbaro

TIRANË- Ministrja Mirela Kumbaro ka replikuar me deputeten e Partisë Demokratike Ina Zhupa. E pranishme në Kuvend, Kumbaro nuk u ndal tek siguria në plazhe për të cilën kërkoi llogari Zhupa, por bëri bilancin e numrave të turistëve që janë futur këtë verë në vendin tonë. Krysisht, ajo preku Sarandën, qytet në të cilin tha se ishin shtuar turistët italianë. Nga rruga e hapur, Kumbaro u shpreh se ka përfituar edhe Gjirokastra, pasi është vizituar nga shumë turistë. 

"U rritën dhe rezervimet nga Korfuzi. Nga porti i Sarandës kanë arrdhur 32 mijë vizitorë. Prenotime në hotelet e Sarandës dhe të Ksamilit janë shumë të larta. Në periudhën korrik-gusht ishin të zëna në masën 100%. Në Sarandë dhe Ksamil ka rreth 900 struktura akomoduese, 25 mijë shtretër. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kemi një rritje të numrit të turistëve. Pas një pauze 3-vjeçare kemi një rikthim të turistëve nordikë. Turistët nga Evropa qendrore, në rang vendi kaloi nga 4-5 herë më shumë. Italianë erdhën 85% më shumë se vitin e kaluar. Interesante është edhe numri i shtuar i italianëve jo vetmë në Sarandë, por edhe në qytetin e tjerë. Nga rruga Kardhiq-Delvinë përfitoi edhe Gjirokastra, numri i turistëve u rrit. Këto flukse kanë rikthyer turizmin më të gjëll. Në këtë kontekst, është për tu vlerësuar bashkëpunimi i katër bashkive, çdo turist që vjen në Sarandë, informohet se jo shumë larg detit, ndodhen malet, xhamitë, Syri i Kaltër që tashmë është zgjeruar dhe shumë pika të tjera turistike për tu vizituar,"- tha Kumbaro. 

mirela kumbaro seance plenare 13 tetor 2022

Sondazh

Poll