Politike

Refuzimi i darkës nga PPE/ Rama: Fjalimi im iu ra si rrufe, e djathta e nongratave merret me dokrra

Rama thotë se edhe në një padrejtësi kombëtare si kjo e Kosovës, opozita kundërvihet. Rama thotë se edhe në një padrejtësi kombëtare si kjo e Kosovës, opozita kundërvihet.

13 Tetor 2022, 10:53 Nga f.g
Refuzimi i darkës nga PPE/ Rama: Fjalimi im iu ra si rrufe, e djathta e
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas refuzimit publik që të gjitha grupet parlamentare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës i bënë të mërkurën duke mos pranuar të shkojnë për darkë. Përmes Tëitter, Rama thotë se arsyeja lidhet me fjalimin e tij, ndërsa thotë se janë të shokuar kur kanë mësuar se "trafiku i organeve është sajesë". Rama i është përgjigjur opozitës në Shqipëri, të cilës i referohet si e "djathta e non-gratave" dhe "njerëz pa atdhe". Rama thotë se edhe në një padrejtësi kombëtare si kjo e Kosovës, opozita kundërvihet.

REAGIMI I PLOTE I RAMES: 

Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg,megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit,ishte arsyeja.E mirëkuptueshme.S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve! Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri. Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!#NjerëzPaAtdhe #KatranMeBojë.

Reagimi i Ramës vjen pas refuzimit që PPE i bëri ftesës së tij për darkë. Situata u tensionua pas fjalimit të kryeministrit shqiptar dhe replikave me disa nga përfaqësuesit në Asamble. Kryeministri shqiptar e quajti përfaqësuesen e të majtës në PE, Nina Kasimati "ajo gruaja greke", një epitet ky që i ka shkaktuar një sërë reagimesh. Opozita në Shqipëri e ka komentuar paraqitjen e Ramës si skandaloze. Kryedemokrati Sali Berisha tha se përgjigjet e Ramës  ishin idioteske ndërsa e krahason me liderin kubanez Fidel Kastro./Dosja.al

edi rama rama per dick marty 12 tetor 2022

Sondazh

Poll