Politike

Zhupa-Kumbaros: Keni bërë "terror" tek bizneset e djathta në kulmin e sezonit turistik

Deputetja hodhi akuza ndaj ministres sa i përket shifrave të tursitëve duke akuzuar për publikime jo të sakta. Zhupa në fjalën e saj përmendi dhe turizmin malor pasi sipas saj është lënë prapa dorës dhe këtë sipas deputetes e thotë dhe raporti i KLSH që kanë nxjerrë një sërë mangësish, që nga mungesa e guidave deri tek siguria e turistëve.

13 Tetor 2022, 10:52 Nga e.k
Zhupa-Kumbaros: Keni bërë "terror" tek bizneset e djathta
Ina Zhupa

TIRANË- Sezoni turistik ka "përplasur" ditën e sotme ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro dhe deputeten e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Deputetja akuzoi ministren pasi sipas saj inspektoriatet kanë kryer "terror" në bizneset e djathta në Sarandë. Deputetja hodhi akuza ndaj ministres sa i përket shifrave të tursitëve duke akuzuar për publikime jo të sakta. Zhupa në fjalën e saj përmendi dhe turizmin malor pasi sipas saj është lënë prapa dorës dhe këtë sipas deputetes e thotë dhe raporti i KLSH që kanë nxjerrë një sërë mangësish, që nga mungesa e guidave deri tek siguria e turistëve.

Ina Zhupa: Ka turistë që e përdorin vendin tonë si transit por nuk qëndrojnë. Nga ana tjetër keni thënë se Shqipëria do të bëhej si Tajlanda, do arrinim në 10 milion turistë, keni thënë që keni nisur fushatën "Smile Albania" por të vetmit që kanë buzëqeshur janë investitorët strategjikë. Ju jeni kumbara e dhënies me koncension të Butrintit. Mjafton të vijnë në Tiranë dhe nuk kanë çfarë të shikojnë se ka vetëm kulla të shëmtuara, teatrin që kishim e shkatërruat. Çfarë thotë KLSH për turizmin malor, saktëson se ka një moskordimin midis institucioneve, ka mungesë informacioni dhe sigurie për turistët. Këto zona u janë lënë individëve lokale dhe nuk ka kontroll nga shteti, ju mbyllet shkollën e guidave. Ndikon negativisht në cilësinë e shërbimit të ofruar, siguria duke ndikuar në numrin e turistëve që shkojnë në zonat malore, duhet të dixhitalizohet rruga, ne nuk kemi transportin qytetas dhe ndërqytetas të padixhitalizuar. U keni vënë gjoba bizneseve të djathta. Ju bënit terror në kulmin e sezonit turistik.

seance plenare 13 tetor 2022 ina zhupa

Sondazh

Poll