Politike

“Gruaja greke”, deputetja e Syrizas flet pas sherrit me Ramën: Më fyeu, ndaj nuk i shkuam në darkë

Në një postim në Facebook Kasimati u shpreh se Rama e sulmoi verbalisht pasi ajo e pyeti në lidhje me përparimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE pas marrëdhënieve të ngushta me Turqinë.

13 Tetor 2022, 09:28 Nga d.a;f.g
“Gruaja greke”, deputetja e Syrizas flet pas sherrit me Ramën:
Kasimati dhe Rama

GREQI- Deputetja greke e SYRIZA-s dhe Përfaqësuesja Parlamentare e Partisë së së Majtës Evropiane në Këshillin e Evropës, Nina Kasimati, denoncoi një sulm verbal ekstrem nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për pyetjen e saj në Asamblenë Plenare të Këshillit të Evropës në lidhje me çështjen e Turqisë.

Në një postim në Facebook, Kasimati u shpreh se Rama e sulmoi verbalisht pasi ajo e pyeti në lidhje me përparimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE pas marrëdhënieve të ngushta me Turqinë.

"Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” dhe “gruaja greke” krahas një lëvdimi politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij në përgjithësi provokues, i paprecedentë në Strasburg, shkaktoi reagimin e krerëve të të gjitha grupeve politike të cilët dhe ata vendosën njëzëri për të mos marrë pjesë në darkën formale që kryeministri shqiptar do të mbajë mbrëmjen e sotme"- shkruan Kasimati.

Postimi i plotë:

“Para pak orësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më sulmoi fort verbalisht para seancës Plenare të Këshillit të Evropës, pasi si përfaqësuese e përbashkët e Partisë së së Majtës Evropiane në Kuvend, zyrtarisht e pyeta se si po përparonte rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me marrëdhënien gjithnjë e më të thelluar strategjike me shtetin sulmues Turqinë, duke pasur parasysh mbështetjen që gëzon i pari nga vendet e rajonit që respektojnë acquis evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare, por që vuajnë agresionin e Turqisë. Përgjigja fyese e zotit Rama “për zonjën” dhe “gruaja greke” krahas një himni politik ndaj Turqisë, si dhe qëndrimi i tij në përgjithësi provokues, i paprecedentë në Strasburg, shkaktoi reagimin e krerëve të të gjitha grupeve politike të cilët dhe ata vendosën njëzëri për të mos marrë pjesë në darkën formale që kryeministri shqiptar do të mbajë mbrëmjen e sotme.

Por çfarë i tha Rama Kasimatit?Rama debatoi me të lidhur me marrëdhënien e Shqipërisë me Turqinë. Teksa priste pyetje për fjalimin e tij lidhur me raportin e Dick Marty-t, Kasimati u ndal tek marrëdhënia e Ramës me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Disa herë ajo i ndërhyri nga vendi, duke bërë që Rama t'i kthehej ashpër. Madje krahasoi KiE me parlamentin shqiptar.

"Përgjigje ndaj zonjave e zotërinjve e do i kthehem zonjës nuk di nga vjen sepse nuk u prezantua, nga Greqia, tani kuptoj pse është e shqetësuar për marrëdhënien me Turqinë. Ashtu si Greqia e Italia, të treja janë njësoj e në politikën tonë të jashtme përcaktohen si partnerë strategjikë. nuk kuptova pyetjen tuaj. Ju keni problemet tuaja shpresoj t’i zgjidhni mes dialogut e drejtësisë ndërkombëtare, por kur bëhet fjalë për ne, nuk krahasojmë e zgjedhim mes miqve e partnerëve tanë se kemi mësuar nga e shkuara se fqinjët janë aty për të qëndruar përgjithmonë. Gjyshja ime një grua e mençur thoshte fqinj i lumtur është shtëpi e lumtur, në nuk kemi frikë se një gjë e keqe mund të vijë nga Turqia, në të kundërt, është shumë e rëndësishme për sigurinë e Europës. Pa ta kriza e emigrantëve do ishte kthyer në krizë apokaliptike për vendet më të rëndësishme të Europës. Turqia qëndroi në portat e Europës dhe bëri atë që bëri. Kam privilegjin të konsideroj veten mik të Erdogan e Mitsotakis për të zgjidhur këtë çështje”, tha Rama. /Dosja.al

nina kasimati edi rama debati rama-kasimati

Sondazh

Poll