Politike

"Ukraina është shembull për ne"/Kreu i parlamentit kanadez mesazh në Kuvend: Shqipëria, faktor stabiliteti në rajon

Rota foli edhe për ndryshimet klimatike, sigurinë ushqimore por edhe bashkëpunimin Shqipëri-Kanada për të sjellë një ndikim real në qytetarët e dy vendeve.

13 Tetor 2022, 10:09 Nga f.g
"Ukraina është shembull për ne"/Kreu i parlamentit
Antony Rota

TIRANE- Kryetari i Parlamentit të Kanadasë, Antony Rota mbajti njëfjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë. Rota vuri theksin tek lufta në Ukrainë si një çështje kryesore ku Shqipëria duhet të mbajë rolin e saj, ndërsa solli Ukrainën si shembull pozitiv. Rota foli edhe për ndryshimet klimatike, sigurinë ushqimore por edhe bashkëpunimin Shqipëri-Kanada për të sjellë një ndikim real në qytetarët e dy vendeve.

“Kanadaja dhe Shqipëria kanë mundësi për të bashkëpunuar. Barazia gjinore fuqizimi i grave janë të rëndësishme. shetet që mendojnë njësoj duhet të punojnë bashkë. Si parlamentar ndjej tronditje por edhe admirimin se si kolegët tanë në Ukrainë sapo mbarojnë seancën rrokin armët për të mbrojtur territorin. Ukraina po mbron lirinë dhe shembulli i tyre duhet të shërbejë për të gjithë ne. Kanadaja ka qenë shumë e angazhuar në këtë çështje. Hapi i parë për të gjetur paqe është dialogu. Kanadaja dhe Shqipëria vendosën lidhje diplomacie, vendi juaj ndihmoi në stabilizimin e rajonit. Shqipëria ka punuar fort për të përforcuar marrëdhëniet me fqinjët, me nismën ‘Open Balkan’. Kemi plot gjëra për t’u krenuar.

Presidenti Zelenskyy iu drejtua dhomës së Komunëve, për ne ishte nder. Kanadaja e ka dënuar pushtimin rus. Lufta po cënon rendin botëror të bazuar në rregulla. Luftë e neveritshme, të bëjmë gjithçka për ta ndaluar. Përsa i përket sigurisë, Shqipëria ka ndihmuar për konfliktet dhe për aleancën. Gjithashtu, Shqipëria ka forcuar marrëdhëniet me fqinjët. Shqipëria ka punuar fort me masa në fusha të tjera që vendet tona të afrohen më shumë. Kemi gjëra për tu krenuar. Në gusht 2022 hyri në fuqi marrëveshja për pensionet. Të kenë mundësi të zgjedhin ku duan të dalin në pension. Duhet të marrim ndërkohë masa për ndryshimet klimatike dhe sigurinë ushqimore. "-tha ai./Dosja.al

antony rota seance plenare 13 tetor 2022

Sondazh

Poll