Politike

Thirret për herë të dytë në SPAK kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli

Nuk dihet ende se për çfarë do të pyetet kryebashkiaku i Vlorës sot. 

13 Tetor 2022, 09:57 Nga F.M
Thirret për herë të dytë në SPAK kryebashkiaku i
Dritan Leli

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli është thirrur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kjo është hera e dytë që Leli përfundon në SPAK, pas 'intervistës' së 23 korrikut që dha para prokurorëve të posaçëm. Nuk dihet ende se për çfarë do të pyetet kryebashkiaku i Vlorës sot. 

Herën e fundit, Leli u pyet për llogari të hetimit që po ndjek prokurorja Enkeleida Millonai për tjetërsimin e pronave në bregdet. Ndaj Lelit nuk ka asnjë kallëzim apo të jetë person në hetim. Ai rezulton se ka dhënë deklarime si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

dritan leli dritan leli ne spak

Sondazh

Poll