Politike

A e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve? Rama për raportin e Marty-t: Do konsiderohet si një nga dështimet më të mëdha

Kryeministri Rama deklaroi se raporti i Dik Martit do të rezultojë një nga dështimet më të mëdha kontinentale të politikës ndërkombëtare.

12 Tetor 2022, 23:44 Nga k.m.
A e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve? Rama për raportin
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama referuar fjalimit të tij në Këshillin e Europës, tha se do të bëjë çmos për ta ndihmuar këtë institucio  të dalë nga bataku ku e ka futur ish-komisioneri Dick Marty. Në fjalën e tij për emisionin "Opinion", kryeministri Rama deklaroi se raporti i Dik Martit do të rezultojë një nga dështimet më të mëdha kontinentale të politikës ndërkombëtare.

I pyetur nëse ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, Rama tha: Solidariteti i komunitetit ndërkombëtar nuk është diçka e mirëqenë në raste si ky, ku vihet prakitikisht në pozitë të vështirë një nga institucionet kryesore dhe gjendet përpara një pasqyre që dëshmon për një gafë të rëndë me proporcione të paimagjinueshme që ka çuar në një proces absolutisht surreal, të denjë për letërsi, kinematografi, por jo për jetën reale të së drejtës ndërkombëtare. Me kalimin e kohës dhe humbjen e interesit të drejtëpërdrejtë të forcave që temperojnë këtë proces, ai do të hyjë si një nga dështimet më të mëdha kontinentale të politikës ndërkombëtare”.

Po ashtu ndër të tjera, numri një i qeverisë shtoi se raporti në vetëvete është një njollë turpi për shqiptarët, ndaj edhe duhet të qartësohej. 

“Mos harroni është një njollë për shqiptarët, për kombin tonë për njerëzit tanë, sepse kjo histori e trafikut të organeve njerëzore për shumë kohë ka shkuar në faqe të para të gazetave, komente të pafundme në kanale e portale dhe ka futur në kokën e njerëzve një ide shumë të gabuar duke e ushqyer me një gënjështër të madhe sterotipin se shqiptarët janë të frikshëm, janë kriminelë janë të të gjithave. Duhet ta dini që ka patur një rast të një personi turist që humbi në majat e maleve duke bërë turizimin malor dhe ambasada përkatëse ka kërkuar një investigim për marrje të organeve.  Dhe kur e pyetëm çfarë është ky investigim na thanë: Epo se në Shqipëri ndodh kjo. Çfarë ndodh në Shqipëri? Përsa i përket Kosovës, në fjalën time kam bërë një mbështetje të drejtëpërdrejtë përse Kosova duhet të pranohet në KiE. Kosova nuk ka fuqi të bëjë atë që ne mund të bëjmë. Jo thjesht për Kosovën për shqiptarinë, për ne si popull që nuk mund ta pranojmë këtë damkën, por edhe për Europën, që duhet të provojë se është në gjendje të ketë përulësinë, modestinë, vetëdijen. Gabimet janë pjesë e institucioneve demokratike, por institucionet demokratike ndryshojnë nga ato jodemokratike se kanë virtytin që gabimet e tyre t’i korigjojnë. Do bëjmë çmos t’i ndihmojmë të dalin nga bataku ku i ka futur gjenerali i një ushtrie imagjinare organesh njerëzore të trafikuara”, tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll