Politike

Fjalimi i Ramës në KiE, Berisha: Skandaloze! Rama si Fidel Kastro. Turpërim i vërtetë!

Sali Berisha përmend edhe faktin se grupi parlamentar EPP/DC, që është dhe grupi më i madh i Asamblesë vendos bojkoton e darkës së shtruar nga Rama dhe ky është një turpërim i vërtetë.

12 Tetor 2022, 22:52 Nga k.m.
Fjalimi i Ramës në KiE, Berisha: Skandaloze! Rama si Fidel Kastro.
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar në rrjete sociale për fjalimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Këshillin e Europës. Në fjalën e tij, Berisha shprehet se vizita dhe fjalimi i Ramës ishte skandaloz ndërsa thekson përgjigjet e tij ishin idioteske dhe trashanike. Po ashtu, ndër të tjera numri një i opozitës, Berisha përmend edhe faktin se grupi parlamentar EPP/DC, që është dhe grupi më i madh i Asamblesë vendos bojkoton e darkës së shtruar nga Rama dhe ky është një turpërim i vërtetë.

"Skandaloze vizita dhe fjalimi i Ramës në Asamblenë Parlamentare të KiE. Rama flet si Kastro 1 ore ne Asamblene Parlamentare te KE. Përgjigjet e pyetjeve të anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të KiE, idioteske dhe trashanike. Presidenca e Këshillit të Europës refuzon të marrë pjesë në darkën e tij. Grupi parlamentar EPP/DC, që është dhe grupi më i madh i Asamblesë vendos bojkoton e darkës së shtruar nga Rama. Turpërim i vërtetë!,"-tha Sali Berisha.

Sot, kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta”.

Mirëpo edhe Rama nuk heshti, madje u përplas me disa deputetë, atë të Serbisë dhe Greqisë, por edhe me drejtuesin e seancës, i cili e kritikoi për kohën që kishte diskutuar. Madje në një moment kryesocialisti me "përçmim" tha: Më duket sikur jam në parlamentin shqiptar.

sali berisha

Sondazh

Poll