Politike

Çfarë ndodhi pas fjalimit në KiE, për ku është drejtuar kryeministri Rama? Pasnesër 'e pret' Berlini

Edi Rama parashikohet që të ketë një takim të premten në Berlin, megjithatë nuk dihet nëse është nisur direkt drejt Gjermanisë apo ka pasur ndonjë ndalesë tjetër.

12 Tetor 2022, 22:36 Nga k.m.
Çfarë ndodhi pas fjalimit në KiE, për ku është
Edi Rama

STRASBURG- Kryeministri Edi Rama nuk është më në Strasburg, por është larguar. Lidhur me vendndodhjen e kryeministrit,gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka ka zbuluar se Edi Rama është larguar nga Strasburgu. Sipas saj, ai parashikohet që të ketë një takim të premten në Berlin, megjithatë nuk dihet nëse është nisur direkt drejt Gjermanisë apo ka pasur ndonjë ndalesë tjetër.

"Nuk është në Strasburg. E di që direkt pasi ka darkuar me kryetarët e grupeve parlamentare në asamblenë e Këshillit të Europës, është larguar. Ditën e pasnesërme do të ketë një takim zyrtar në Berlin. Nuk e di nëse është drejtuar direkt për në Berlin apo ka pasur ndonjë ndalesë tjetër. Nuk jepet një informacion i tillë,"-tha gazetarja për emisionin "Opinion". 

Nuk dihet se përse Rama nuk ka qëndruar sot në Këshillin e Europës, kjo sepse grupi i Partive Popullore Europiane dhe Kristiandemokrate (PPE/DC) e anuluan darkën me të.

Sot, kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta”.

Mirëpo edhe Rama nuk heshti, madje u përplas me disa deputetë, atë të Serbisë dhe Greqisë, por edhe me drejtuesin e seancës, i cili e kritikoi për kohën që kishte diskutuar. Madje në një moment kryesocialisti me "përçmim" tha: Më duket sikur jam në parlamentin shqiptar.

edi rama

Sondazh

Poll