Sport

Pep Guardiola tregohet i sinqertë, shpjegon pse nuk e ka fituar Championsin me Man.City-n: Fajin e ka Real Madrid

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka një arsye të thjeshtë se përse nuk e ka fituar ende Champions League-n dhe për këtë 'fajtor' është Real Madrid.

12 Tetor 2022, 18:42 Nga DOSJA

Pep Guardiola tregohet i sinqertë, shpjegon pse nuk e ka fituar Championsin

ANGLI- Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka një arsye të thjeshtë se përse nuk e ka fituar ende Champions League-n dhe për këtë 'fajtor' është Real Madrid. Spanjolli ka qenë në Etihad Stadium që nga viti 2016 dhe ka shijuar disa trofe si katër herë Premier League, katër Kupën e Ligës dhe Fa Cup. Megjithatë, ai nuk ka qenë në gjendje ta përsërisë këtë në Europë.

I pyetur pas ndeshjes me Copenhagen se pse City nuk e ka fituar ende Champions League-n ish-trajneri i Barcelonës u përgjigj: "Sepse Real Madrid është gjithmonë aty".Ekipi madrilen eleminoi Man.City-n nga kompeticioni sezonin e kaluar pas një përmbysjeje.

E.Ç (Dosja.al)

real madrid guardiola champions league

Sondazh

Poll