Sport

PSG, Mbappe shkoi pranë topit për të goditur penalltinë, Neymar e befason me një të bërtitur (VIDEO)

Kylian Mbappe nuk është i lumtur te PSG, ai mendon se premtimet që i janë bërë në verë në kohën e rinovimit të kontratës nuk janë mbajtur dhe tani po përflitet për një largim në muajin janar.

12 Tetor 2022, 14:14 Nga DOSJA

PSG, Mbappe shkoi pranë topit për të goditur penalltinë,

PARIS- Kylian Mbappe nuk është i lumtur te PSG, ai mendon se premtimet që i janë bërë në verë në kohën e rinovimit të kontratës nuk janë mbajtur dhe tani po përflitet për një largim në muajin janar. 'Le Parisien' tregon saktësisht se cilat do të ishin arsyet e zhgënjimit të sulmuesit 23-vjeçar. Dështimi për të afruar lojtarë si Leëandoëski, Bernardo Silva dhe Skriniar, si dhe nuk kërkon të luajë si sulmues kryesor, pasi do të dëshironte të kishte një qendërsulmues të pastër.

Dhe më pas është pikërisht kapitulli me Neymar, të cilit u premtua se braziliani nuk do të ishte pjesë e skuadrës. Megjithatë, pavarësisht marrëdhënieve mes të dyve që sigurisht nuk janë të frymëzuara nga dashuria vëllazërore, ka pasur një episod gjatë ndeshjes së Champions League të martën mbrëma kundër Benfica-s që ndoshta e ka befasuar pak vetë Mbappé. Në fund të pjesës së parë të ndeshjes, e cila përfundoi 1-1, gjyqtari Oliver akordoi një penallti.

Pranë shkoi Mbappé, të cilin Galtier e ka përsëritur javët e fundit si goditësi i parë, por Neymar i bërtiti duke inkurajuar shokun e tij të skuadrës para se të shënonte penalltinë.Pavarësisht të gjitha thashethemeve, polemikave për rolin dhe skenarët e lamtumirës, ​​sezoni i Mbappes (por edhe Neymar dhe Messi) deri më tani ka qenë i bujshëm: me golin e djeshëm, statistikat e tij janë 12 gola në 13 ndeshje.

E.Ç (Dosja.al)

mbappe psg neymar

Sondazh

Poll