Sport

VIDEO/ Irlanda kërkon falje për këngët pro IRA-s të lojtareve të saj, pas fitores në Skoci

Federata Irlandeze e Futbollit kanë kërkuar falje pas thirrjeve në lidhje me IRA-n e nga lojtarët e tyre pas fitores në Skoci të martën në ‘play-off’ (1-0) dhe kualifikimit të tyre të parë për Kupën e Botës për femra.

12 Tetor 2022, 15:10 Nga DOSJA

VIDEO/ Irlanda kërkon falje për këngët pro IRA-s të

IRLANDE - Federata Irlandeze e Futbollit dhe trajnerja e saj Vera Pauw kërkuan falje të mërkurën, pas këngëve në lidhje me IRA-n kënduar nga lojtarët e tyre, pas fitores në Skoci të martën (1-0), sinonim i kualifikimit të parë në historinë e tyre për Kupën e Botës për femra.

Një video e postuar në mediat sociale pas lojës tregon ekipin duke kënduar "Ooh ah, up the ''RA''", një këngë që mbështet ushtrinë Republikane Irlandeze në luftën e saj kundër pranisë britanike në Irlandë. 

"Është hedhur një hije mbi kualifikimin tone në botërorin e vitit të ardhshëm në Australi dhe Zelandën e Re (20 korrik - 20 gusht 2023),- tha Vera Pauw, teknikja holandeze që ka drejtuar ekipin që nga viti 2019. - Ne bëmë diçka që lëndoi njerëzit dhe nuk ka asnjë justifikim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll