Sport

Fitoi penalltinë, Mount tregohet i sinqertë: "Nuk duhej ai karton i kuq, ndjeva mërzinë e mikut tim Fikayo"

Mason Mount, në faqen zyrtate të Chelsea ka komentuar episodin e diskutueshëm të penalltisë dhe kartonit të kuq të Tomorit.

12 Tetor 2022, 18:06 Nga DOSJA

Fitoi penalltinë, Mount tregohet i sinqertë: "Nuk duhej ai karton

ITALI- Mason Mount, në faqen zyrtate të Chelsea ka komentuar episodin e diskutueshëm të penalltisë dhe kartonit të kuq të Tomorit. “Natyrisht që është shok skuadre i imi, Fikun e njoh prej kohësh dhe më erdhi keq për të. Nuk mendoj duhej përjashtuar nga ndeshja. A ishte penallti? Ndoshta po", rrëfeu sulmuesi anglez.

"Doja të provoja të shënoja dhe ai më tërhoqi pak, por më vjen keq për atë vendim. Isha pak i befasuar në atë moment sepse e kalova dhe u përpoqa të shënoja. Ishte e vështirë ta shihja atë të përjashtuar."

Vendimi i gjyqtarit Siebert prishi një mbrëmje të bukur futbolli dhe la një shije të keqe për trajnerin e Milanit, Stefano Pioli. Deklaratat e Mount pas ndeshjes vetëm konfirmojnë dyshimet për vendimin e arbitrit gjerman. “Gjithmonë dëshiron të luash 11 me 11 kur ka këto ndeshje, kështu që ndoshta e ka prishur pak ndeshjen”, shtoi sulmuesi i Chelseat. “Ishte e rëndësishme për ne dhe sigurisht ne donim ta fitonim ndeshjen, gjë që ia dolëm, por më vjen shumë keq për Tomorin”.

E.Ç (Dosja.al)

mount tomori milan chelsea

Sondazh

Poll