Sport

Klopp nuk i mban nervat, përfshihet në një grindje me gazetarin: "Mos e përdor më atë pyetje" (video)

Jurgen Klopp duhet të ndjejë të gjithë presionin e momentit negativ që po kalon te Liverpool. Skuadra angleze renditet në vendin e dhjetë dhe 6 pikë prapa vendit të parë të Champions League.

12 Tetor 2022, 18:27 Nga DOSJA

Klopp nuk i mban nervat, përfshihet në një grindje me gazetarin:

ANGLI- Jurgen Klopp duhet të ndjejë të gjithë presionin e momentit negativ që po kalon te Liverpool. Skuadra angleze renditet në vendin e dhjetë dhe 6 pikë prapa vendit të parë të Champions League.

Tani po fillon të shfaqet ideja se ndoshta përvoja e tij në krye të Liverpool është drejt fundit, se një grup lojtarësh të lodhur kanë dhënë gjithçka për të ndjekur trajnerin. Ndërkohë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Rangers, një gazetar i bën një pyetje dhe Klopp reagon me inat. “Dëgjova frazën pas ndeshjes kundër Arsenalit se Liverpool-it i duhet një shkëndijë, si mendoni…”, pyet gazetari.

Tekniku shikon drejt, shtrëngon nofullën dhe rrudh vetullat. Përshtypja është se ai do të shpërthejë dhe e mban veten. "Kush e tha këtë? Kjo nuk të jep të drejtë të pyesësh atë që dëshirëon, kur veçanërisht nuk e di se për çfarë po flet".

Dialogu nuk mbaron me kaq, gazetari këmbëngul dhe përpiqet të riformësojë pyetjen, por termi shkëndijë është diçka që e bën Kloppin të mërzitet akoma më tepër. Ai merr një shishe përpara tij, e shtrëngon në dorë dhe e sulmon përsëri: "Në fakt, mendoj se Didi Hamann (Ish-lojtar i Liverpool) nuk e meriton që të përdorni frazën e tij për të më bërë një pyetje. Më bëni një nder dhe bëni pyetjen tuaj ..."

E.Ç (Dosja.al)

klopp liverpool

Sondazh

Poll