Sport

Vendimi i gjykatës: Lille duhet të paguajë një pjesë të gjobës së Rafael Leãos…

Sulmuesi portugez ndërpreu kontratën e tij me Sportingun në vitin 2018, përpara se të bashkohej me Lille. I dënuar me gjobë nga CIO shkurtin e kaluar, francezët apeluan. Vendimi: Duhet të paguajnë një pjesë të dënimit!

12 Tetor 2022, 15:46 Nga DOSJA

Vendimi i gjykatës: Lille duhet të paguajë një pjesë

PORTUGALI - Përplasja mes Lille dhe Sporting për çështjen Leão vazhdon. Sipas të përditshmes portugeze ‘Record’, gjykata federale zvicerane në apel, pas vendimit të Gjykatës të Arbitrazhit Sportit (CIO) për të dënuar bashkërisht lojtarin dhe Lille, mori vendimin e saj: Francezët do të duhet të paguajnë një pjesë të 16.5 milionë eurove për klubin e Lisbonës.

Aktualisht nën kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2024, Rafael Leão shkëlqen me ngjyrat e Milanit, falë paraqitjeve të shkëlqyera (4 gola dhe 4 asistime, në 8 ndeshje të Serisë A). Një status që i shtyn drejtuesin e Milanit të dëshirojë të vazhdojë kontratën e tij, e cila do të skadojë në vitin 2024. Mbetet për t'u parë nëse çështja e gjobës së lojtarit mund të prishë negociatat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll