Sport

Nga Haifa në JHotel pa shkuar në shtëpi, Allegri bëhet 'rebel'! Juventus do të qëndrojë në Continassa deri të shtunën

Futbollistët e Juventusit grumbullohen menjëherë në JHotel pa shkuar as në shtëpi. Pasi kaluan natën në Haifa, bardhezinjtë u nisën nga Tel Avivi për t'u kthyer në Torino ku do të qëndrojnë në Continassa deri ditën e shtunë ku do të luajnë derbin ndaj Torinos.

12 Tetor 2022, 17:55 Nga DOSJA

Nga Haifa në JHotel pa shkuar në shtëpi, Allegri bëhet

ITALI- Futbollistët e Juventusit grumbullohen menjëherë në JHotel pa shkuar as në shtëpi. Pasi kaluan natën në Haifa, bardhezinjtë u nisën nga Tel Avivi për t'u kthyer në Torino ku do të qëndrojnë në Continassa deri ditën e shtunë ku do të luajnë derbin ndaj Torinos.

Katër ditë që do të shërbejnë për të përgatitur një tjetër fazë vendimtare të këtij sezoni. Përballja me Torinon tashmë vlen shumë më tepër se tre pikë. Me një renditje të dobët, pas dy humbjeve radhazi kundër Milanit dhe Maccabit dhe me tifozë të xhindosur, Max Allegri po luan një pjesë të mirë të së ardhmes së tij.

Megjithëse presidenti Agnelli i dha besimin teknikut. Nga këtu deri në momentin kur të fillojë Kupa e Botës, Juventus përveç Torinos do të përballet me Empolin, Lecce, Inter, Verona dhe Lazio në kampionat, Benfica dhe Psg në Champions: tetë ndeshje për të kuptuar se cilën Juve do të shohim.

E.Ç (Dosja.al)

juventus

Sondazh

Poll