Sport

Pioli i tërbuar me arbitrin Siebert, nuk është parë ndonjëherë kështu: "Unë nuk flas anglisht, por ai më kuptoi"

Një lojë e kushtëzuar fort nga një vendim i arbitrit për të ndëshkuar me karton të kuq mbrojtësin e Milanit. Pas përfundimit të ndeshjes, Stefano Pioli shkarkoi gjithë inatin mbi arbitrin Siebert.

12 Tetor 2022, 13:03 Nga DOSJA

Pioli i tërbuar me arbitrin Siebert, nuk është parë

ITALI- Një lojë e kushtëzuar fort nga një vendim i arbitrit për të ndëshkuar me karton të kuq mbrojtësin e Milanit. Pas përfundimit të ndeshjes, Stefano Pioli shkarkoi gjithë inatin mbi arbitrin Siebert.

Një skenë që tregonte hidhërimin e trajnerit të Milanit. Argument ishte përjashtimi i Tomorit në minutën e 18' për faull. Një vendim që la Milanin në 10 lojtarë dhe hapi dyert e suksesit te Chelsea.
“Ishte një episod vërtet vendimtar, ju bëni punën tuaj dhe gjykoni, unë i thashë arbitrit atë që mendoja, as anglisht nuk flas, por mendoj se ai e kuptoi atë që duhej t'i thosha".

Një Pioli që nuk tërbohet më tej, sepse zemërimi i lë vendin keqardhjes: "Një pikëllim mbi të gjitha për tifozët tanë që nuk arritëm t'u bënim një ndeshje të rëndësishme. Kisha ndjesinë se mund të kishim bërë një ndeshje të mirë ndaj një kundërshtari të fortë”. Por realiteti është se tani për Milanin gjithçka do të duhet të vendoset në ndeshjet e fundit.

E.Ç (Dosja.al)

milan pioli

Sondazh

Poll