Politike

PD në Gjykatë/ Boçi: Ankimimi i Alibeajt është anti-ligjor! Në protestë dje ishte edhe PL

Sa i përket protestave, Boçi tha se do të vijohet me protesta kombëtare dhe lokale

12 Tetor 2022, 12:32 Nga e.k
PD në Gjykatë/ Boçi: Ankimimi i Alibeajt është
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i partisë Demokratike, Luçiano Boçi u shpreh se ankimimi në Gjykatë i bërë nga deputeti Enkelejd Alibeaj është anti-ligjor dhe sipas tij bisedimet mes palëve duhet të vazhdojnë me tërheqjen e këtij ankimimi në Apel. Sa i përket marrëdhënies me Partinë e Lirisë, numri dy i selisë blu u shpreh se bisedimet janë të vazhdueshme mes palëve. Raportin ai e konsideroi si një marrëdhënie zgjedhore por dhe politike të vendosur mbi bazën e një marrëveshjeje me piketa të ndara. Sa i përket protestave, Boçi tha se do të vijohet me protesta kombëtare dhe lokale, teksa saktësoi se në protestën e mbajtur ditën e djeshme në Elbasan ka marrë pjesë dhe Partia e Lirisë.

PJESË NGA DISKUTIMI:

Pyetje: A keni hequr dorë nga protestat kombëtare dhe ku jeni në raport me marrëdhënien dhe kordinimin me PL-në?

Luçiano Boçi: I rëndësoishëm është mesazhi që përçojmë tek qytetari. Nuk është përjashtuar asnjë protestë kombëtare dhe lokale. Do vazhdohet në formate të ndryshme. Protestat do të jenë të mëdha dhe nuk do ndalen. Të gjitha protestat kanë qenë të përbashkëta me Partinë e Lirisë, dhe në Elbasan ka pasur një koordinim. Marrëdhënia me PL-në është e qartë, është një marrëdhënie zgjedhore dhe jo politike, janë të përcaktuara qartë piketat. PL do të ketë kandidatët e saj në listat e këshillave bashkiakë.

Pyetje: Nëse Gjyjkata vendos në favor të Alibeajt, a jeni ju të gatshëm ti çoni kandidatët në zgjedhje me logon e vjetër?

Luçiano Boçi: Ankimimi është anti-ligjor. Ne kemi kërkuar jo kusht por dëshira për bashkëpunim duhet të konkretizohet me vepriome konkrete, tërheqja e një ankimi anti-ligjor, sepse kjo i vë një pikpyetje të madhe marrëdhënies. Kandidati është i përbashkët. 

partia demokratike luciano boci

Sondazh

Poll