Politike

"3 mln lekë m2 si Teksasi", Boçi denoncon shkeljet e Babanit në Vaun e Dejës

Duke folur për mediat nga selia Blu Boçi shprehet se kjo bashki ka alokuar 741 mln lekë për një kompani private për të pastruar territorin.

12 Tetor 2022, 12:09 Nga e.k
"3 mln lekë m2 si Teksasi", Boçi denoncon shkeljet e
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka vijuar dhe ditën e sotme me akuzat ndaj Bashkisë së Vaut të Dejës dhe kreut të kërij institucioni, Mark Babani. Duke folur për mediat nga selia blu, Boçi shprehet se kjo bashki ka alokuar 741 mln lekë për një kompani private për të pastruar territorin. Boçi tha se kontratat është rreth 200 milion lekë më shumë ndërkohë që Bashkia sipas tij punëson rreth 11 punëtorë të tjerë që të merren me pastrimin.

 Luçiano Boçi: Vazhdojmë edhe sot paraqitjen e fakteve korruptive nga bashkia e vogël, por me korrupsion të madh të Vaut të Dejës. 741 mln lekë i ka alokuar bashkia një firmë private për të pastruar territorin me një kontratë 3 vjeçare. Komuniteti ka protestuar para kontratës, por qëndrimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhër. Bëhet fjalë për kontratë shërbime pastrimi, e cila kryhej nga bashkia pararendëse me rreth 100mln lekë në vit. E bëntë vetë bashkia, pra me gjysmën e shumës që ka faturuar kryebashkiaku socialist Mark Babani. Kontrata është 200 mln e më shumë. Ndërkohë që jepen para për një kompani pastrimi, Bashkia punëson sërish 11 punëtorët të tjerë që do të merren me pastrimin. Bashkia më e vogël na del që duhet të pastrojë 3 milion m2 rrugë.

Partia Demokratike dhe më parë ka denoncuar kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës për abuzimet me tenderat apo punësimet fiktive apo të fryra në institucionet që janë në varësi të Bashkisë. Një javë më parë në emisionin investigativ "Piranjat" dolën dokumenhtet se si një kompani pastrimi kishte marrë një tender me vlerë 741 milion lekë, rreth 200 milion më shumë se ajo që ka dhënë ish-kryebashkiaku i mëparshëm ndërkohë që deputeti Belind Këlliçi denoncoi abuzimet në lidhje me punësimet në shkollën profesionale.

bashkia vau i dejes mark babani partia demokratike luciano boci

Sondazh

Poll