Politike

Protesta për Teatrin/ Gjata: Prokurorët e SPAK janë një tufë burracakësh, të dalë njëri e të thotë do hetoj ‘filan ministër’

Para kamerave, Gjata tha se prokurët janë frikacakë dhe kanë frikë se mos i rreh kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. 

12 Tetor 2022, 11:17 Nga F.M
Protesta për Teatrin/ Gjata: Prokurorët e SPAK janë një
Çlirim Gjata

TIRANË- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në protestën e zhvilluar sot para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sfiduar prokurorët që të marrin nën hetim ministra. Para kamerave, Gjata tha se prokurët janë frikacakë dhe kanë frikë se mos i rreh kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. 

"SPAK u krijua për të luftuar korrupsionin në radhët e zyrtarëve. 100 e ca milionë euro ka kushtuar reforma në drejtësi, pa u ngritur asnjë godinë, pa u bërë asgjë tjetër. Rrogat e tyre paguhen nga ne. si ka mundësi, janë  100 e ca milionë euro. Kemi një grup prokurorësh që jo se nuk munden të luftojnë korrupsionin në politikë, por se nuk duan. Një nga elementët është se ka frikë. Le të dalë njëri dhe le të thotë ‘do hetoj filan ministër’. Janë një grup frikacakësh, kanë frikë se mos i rreh Rama e Veliaj me këpucë surratit. Arrestuan një ish-ministër dhe një deputet, i dyti u lirua menjëherë sepse u bë marrëveshja,"- tha Gjata. 

clorim gjata protesta e opozites se bashkuar

Sondazh

Poll