VIDEO/ Rama mbërrin në Strasburg, publikon momentin kur zbret nga avoni
Në video, shihet që Rama zbret nga avioni "Air Albania".
12 Tetor 2022, 12:03Nga F.M
Edi Rama
STRASBURG- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Strasburg, aty ku do t'i drejtohet Këshillit të Evropës në lidhje me raportin e Dick Martyt. Në video, shihet që Rama zbret nga avioni "Air Albania".
Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e Rezolutës numër 1782 dhe të shpallë të pabazuara të gjitha akuzat e ngritura ndaj Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rezoluta do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, me 125 vota pro, duke bashkuar maxhorancën dhe opozitën për të mbajtur të njëjtin qëndrim, pavarësisht përplasjeve të forta politike që kanë pasur.
Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim ç'njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK.