Politike

Protesta për Teatrin, Budina para SPAK: Mos u merrni me cironkat, kapni peshkaqenët

Ai tha se prokuroria e posaçme duhet të bëjë çmos që Teatri Kombëtar të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

12 Tetor 2022, 10:36 Nga DOSJA
Protesta për Teatrin, Budina para SPAK: Mos u merrni me cironkat, kapni
Edmond Budina

TIRANË- Regjisori Edmond Budina i është bashkuar protestës para prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Bashkë me anëtarët e Aleancës për Teatrin e Partinë Demokratike, Budina kërkoi që PSAK të luftojë mafian dhe jo qytetarët. Ai tha se prokuroria e posaçme duhet të bëjë çmos që Teatri Kombëtar të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

"Mos i kërcënoni prokurorët thonë këta. Ne nuk kemi kërcënuar asnjë prokuror. SPAK të mos merret me cironkat, të kërkojë peshkaqenët. Shqiptarët po zhytën në varfëri, është detyrë imediate e SPAK që të reagojë. Ne jemi këtu për të thënë që nuk do të ndalemi, nuk lodhemi për të protestuar kundër kësaj qeverie, duke ardhur përditë në SPAK. Natyrisht, mbase jo ditë për ditë. SPAK je në shërbim të mafias, ne do të vijojmë protestat tona, duam teatrin ashtu siç ishte dhe aty ku ishte,"- tha Budina ndër të tjera. 

Sot po mbahet protesta e dytë e Partisë Demokratike që ka nxjerrë në shesh opozitën e bashkuar. Sot kërkohet drejtësi për Teatrin, tre vite pas shembjes së tij në mënurë kriminale. një ditë më parë u protestua në Elbasan, ku u kërkua ulja e çmimit të naftës dhe të produkteve të tjera. 

protesta e opozites se bashkuar

Sondazh

Poll