Politike

Rama publikon foton: Rrugës drejt Strasburgut, për t'iu drejtuar Asamblesë së Këshillit të Europës

Kryeministri Rama ka publikuar dhe një foto nga Këshilli i Evropës. 

12 Tetor 2022, 08:12 Nga F.M
Rama publikon foton: Rrugës drejt Strasburgut, për t'iu drejtuar
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Strasburgut nga ku do t'i drejtohet Asamblesë së Këshillit të Evropës në orën 15:30. Në një postim në profilin e tij në Facebook, kryeministri Rama ka publikuar dhe një foto nga Këshilli i Evropës. 

"MIRËMËNGJES dhe rrugës drejt Strasburgut, për t'iu drejtuar Asamblesë së Këshillit të Europës sot në 15:30, ju uroj një ditë të mbarë,"- shkruan Rama. 

Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës për të kërkuar rishikimin e Rezolutës numër 1782 dhe të shpallë të pabazuara të gjitha akuzat e ngritura ndaj Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rezoluta do të kalojë në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, me 125 vota pro, duke bashkuar maxhorancën dhe opozitën për të mbajtur të njëjtin qëndrim, pavarësisht përplasjeve të forta politike që kanë pasur. 

Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim ç'njerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK. 

edi rama

Sondazh

Poll