Politike

Boçi: Bisedimet me grupin e Alibeajt vazhdojnë intensivisht! Baza është bashkuar tashmë!

Boçi u kujdes të saktësonte se nuk bëhet fjalë për negociata por për bisedime. Sipas tij një shenjë se këto bisedime po bëhen në interes të demokratëve është dhe tërheqja e ankimimit në Gjykatë të bërë nga Enkelejd Alibeaj.

12 Tetor 2022, 12:22 Nga e.k
Boçi: Bisedimet me grupin e Alibeajt vazhdojnë intensivisht! Baza
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë me dije se bisedimet ne grupin e deputetit Enkelejd Alibeajt në lidhje me zgjedhjet vendore dhe daljes me një kandidat të përbashkët vazhdojnë intensivisht. Duke folur gjatë një konference për mediat Boçi u kujdes të saktësonte se nuk bëhet fjalë për negociata por për bisedime. Sipas tij një shenjë se këto bisedime po bëhen në interes të demokratëve është dhe tërheqja e ankimimit në Gjykatë të bërë nga Enkelejd Alibeaj. Boçi tha se bashkimi duhet të nisë me tërheqjen e ankimimit të bërë në Gjykatën e Apelit nga Enkelejd Alibeajt.

"Ankimimi është anti-ligjor. Ne kemi kërkuar jo kusht por dëshira për bashkëpunim duhet të konkretizohet me vepriome konkrete, tërheqja e një ankimi anti-ligjor, sepse kjo i vë një pikpyetje të madhe marrëdhënies. Kandidati është i përbashkët", tha ai.

Numri dy i selisë Blu u shpreh se baza e Partisë Demokratike është bashkuar ndërsa shtoi se po punohet që të ketë edhe një bashkim "vertikal" të Grupit Parlamentar.

"Bisedimet se nuk ka negociata, nuk kanë munguar kemi qenë në bisedime instensive. Do vazhdojmë të bisedojmë se ajo që duam të arrijmë është bashkimi i demokratëve, horizontale është arritur pasi baza është e bashkuar. Do vazhdohet biseda në nivel deputetësh për të unifikuar grupin parlamentar. Mos të harrojmë se kemi pasur nhjë kërkesë për të ardhur me një draft për reformën territoriale dhe zgjedhore", tha Boçi

Pyetjes se si e komenton deklaratën e bërë nga deputeti Gazment Bardhi se ky bashkim do të jetë vetëm për zgjedhjet vendore zgjodhi që t'i shmanget me diplomaci duke u fokusuar tek bisedimet mes palëve.

"Faktet janë ato që konkludojnë idetë, sa kohë kemi fakte që shkojnë në kundërshtim me deklaratat, duhet shoqëruar dhe me veprime reale. Janë proceset ato që i bashkojnë demokratët. Bisedimet të shoqërohen me tërheqjen e ankimimit dhe futjën në primare. Është kusht për deputetët që të jenë pjesë e grupit parlamentare të PD", shtoi ai

Sa i përket primareve Boçi tha se po konkludohet data më e afërt e shpalljes së kandidatëve. "Jemi duke konkluduar datën më të afërt. Mund edhe të vetpropozohen kandidatët ose të propozohen nga baza", tha Boçi.

Sa i përket marrëdhënies me Partinë e Lirisë ai tha se është një marrëdhënie solide e bazuar në një marrëveshje me piketa të ndara. Ai tha se protestat do të vijojnë edhe në rang kombëtar përveçse lokal. Ai saktësoi se në protestën e djeshme në Elbasan PL ishte pjesë e organizmit.

partia demokratike enekelejd alibeaj

Sondazh

Poll