Politike

Trafiku i qenieve njerëzore, zv.ambasadori amerikan: Shteti të mbrojë viktimat

Smith tha se SHBA është një aleate e sigurtë në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. 

12 Tetor 2022, 10:59 Nga f.g
Trafiku i qenieve njerëzore, zv.ambasadori amerikan: Shteti të
Pamje nga konferenca

TIRANE- Zv.ambasadori i SHBA në Shqipëri, Denian Smith deklaroi se shteti shqiptar duhet tëe mbrojë viktimat e trafikimit. Në një konferencë që u organizua nga delegacioni i OSBE në Shqipëri, Smith tha se SHBA është një aleate e sigurtë në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore. 

“Shqipëria ka bërë përpaarim në ndjekjen penale të trafikantëve por mbetet ende punë për tu bërë. Raporti i DASH ka bërë disa rekomandime për Shqipërinë, rritje të ndjekjeve penale dhe dënimeve të trafikantëve e rritja e kontrollit të popullatave të cenueshme. Këtë vit pamë rritje të ndjekjeve penale e dënimeve, por ne nxisim veprimin për ta bërë kët prirje vjetore për të treguar vendosmëri të qendrueshme për të ndaluar trafikimin.

Gjyqtarët e prokurorët e policia e ardhshme do pajisën me mirë për të identifikuar e ndjekur penalisht trafikantët e qenieve njerëzore. Të gjithë jemi dakort që trafikimi i qenieve njerëzore është i tmerrshëm e megjithatë si shumë krime të kryera për shkak të korrupsionit, dëshmitarët dhe autorietetet mund të ndihen të pafuqishëm për të ndërhyrë.

Shqipëria po ndërmerr reforma ambicioze për drejtësinë, por ne e dimë se kjo nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsorur por po shohim rezultate.Trajnimi i gjyqtarëve prokurorëve apo policisë së kualifikuar për një sërë sfidash përfshirë mënyrën e ndjekjes penale e parandalimin e trafikimit të qenies njerëzore është një pjesë vendimtare për ofrimin e një sistemi drejtësie të besuar për popullin shqiptar”, tha ndër të tjera Demian Smith, në konferencën ku morën pjesë disa ambasadorë të vendeve të BE, zv.ministrja Romina Kuko dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku./Dosja.al

denian smith

Sondazh

Poll