Aktualitet

EMRI/ Policia i gjen kanabis në banesë, në pranga 24-vjeçari në Sarandë

24-vjeçari do të përballet me akuzën e "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike" ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë.

12 Tetor 2022, 11:44 Nga e.k
EMRI/ Policia i gjen kanabis në banesë, në pranga
Foto ilustruese

SARANDË- Enkel Dano ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës pasi pas një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e tij iu gjetën 824 gramë kanabis dhe para.

24-vjeçari do të përballet me akuzën e "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike" ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Sarandë.

 NJOFTIMI I POLICISË:

Ne date 11.10.2022, ora 21:00, nga sherbimet e Hetimit te Krimeve, ne rrugen “Jonianet”, lagjia nr.1, Sarande, u kap ne flagrance duke shitur bime narkotike te llojit Canabis Sattiva, shtetasi:

– Enkel Leonard Dano, i datelindjes 21.19.1998, lindur ne Delvine dhe banues ne Sarande, lagjia nr.2.

Gjate kontrollit te baneses se ketij shtetasi ju gjet dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje sasi tjeter Canabis Sattiva, me peshe 824 grame. Materialet e arrestimit ne flagrance te ketij shtetasi i kaluan Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare Sarande, per vepren penale te “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i K.Penal.

sarande policia e sarandes enkel dano

Sondazh

Poll