Aktualitet

Futën 1.2 mln €‎ false në Rinas nga Franca, Prokuroria kërkon nga 9 vite burg për kamerunasit dhe zviceranen

Të arrestuarit përfitojnë ulje të 1/3 së dënimit për shkak të procesit të gjykimit të shkurtuar. Nëse shpallen fajtorë nga gjykata, ata do të qëndrojnë në qeli për 6 vite. Vetë të akuzuarit mohojnë akuzat dhe kërkojnë pafajësi.

12 Tetor 2022, 11:19 Nga F.M
Futën 1.2 mln €‎ false në Rinas nga Franca, Prokuroria
Josoue Ngankam

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 27 vite burg për zviceranen dhe dy kamerunasit të cilët akuzohen se futën 1.2 milionë euro të falsifikuara në vendin tonë për mes aeroportit të Rinasit. Dosja është në duart e prokurorit Bledar vatnikaj, i cili ka kërkuar dënimin me nga 9 vite burg për tre francezët Jennifer Chollet, Zinedin Nkeh dhe Jose Nghakam.

Të arrestuarit përfitojnë ulje të 1/3 së dënimit për shkak të procesit të gjykimit të shkurtuar. Nëse shpallen fajtorë nga gjykata, ata do të qëndrojnë në qeli për 6 vite. Vetë të akuzuarit mohojnë akuzat dhe kërkojnë pafajësi.

Sekuestrimi i parave u bë në muajin shkurt nga policia, gjatë kontrollit të ushtruar në aeroportin e Rinasit ndaj kamerunasit me nënshtetësi franceze, Jose Nghakam. Në valixhe iu gjetën 1 milion e 75 mijë euro të falsifikuara, lastra, letër speciale për prodhimin e kartëmonedhave euro dhe një aparat celular. Kamerunasi e justifikoi sasinë e parave duke thënë se do ia dërgonte në Paris një personi, emrin të cilit nuk e dinte.

jose nghakam zinedin nkeh

Sondazh

Poll