Aktualitet

Protesta për Teatrin/ Aktori Malkaj: Çdo njeri zgjedh të jetojë si shqiponjë ose zhapik, unë jam me të parët

Ai shtoi më tej se çdo njeri zgjedh të jetojë si zhapik apo si shqiponjë. 

12 Tetor 2022, 10:49 Nga F.M
Protesta për Teatrin/ Aktori Malkaj: Çdo njeri zgjedh të
Medi Malkaj

TIRANË- Aktori Medi Malkaj ka kërkuar drejtësi për Teatrin Kombëtar para dyerve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK). Në prani të përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe të aktorëve të tjerë, Malkaj tha se Shqipëria përbëhet nga një popull skllav. Ai shtoi më tej se çdo njeri zgjedh të jetojë si zhapik apo si shqiponjë. 

"Përshëndes shumë ata që na shikojnë nga lokalet dhe nuk begenisen të vijnë këtu, përshëndes shumë edhe këta që na shikojnë nga xhamat, një përshëndetje të veçantë e kam për ata që quhen Shoqëri Civile që gjendet gjithmonë atje ku janë paratë. Nuk ka asnjë të Shoqërisë Civile këtu sepse ashtu e kanë kanë hallin. Në periudhën e Henrit VIII të Anglisë, një kryegjyqtari i dha të drejtë parlamentit dhe jo mbretit. Mbreti e thirri dhe i tha, cila është ideja jote për drejtësinë. Unë kam një baba që e dua shumë, i tha gjyqtari, por po të jetë në gjyq me djallin dhe djalli të ketë të drejtë, unë i jap të drejtë djallit. Ne kemi braktisur familjet për çështjet e Teatrit. Të dashur, ju bëni si të doni, çdo njeri zgjedh, ose të jetojë si shqiponjë në majë të malit, ose të zvarritet si zhapik nëpër këmbë. Unë kam zgjedhur shqiponjën, të kem liri. Jemi popull skllav. Jam edhe unë pjesë e këtij populli. Jua dua shumë, ju kam shumë xhan,"- tha Malkaj. 

protesta e opozites se bashkuar

Sondazh

Poll