Aktualitet

Morën peng 15-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit në Dimal, dyshonin se u kishte vjedhur paratë

Për rrjedhojë, ata kanë marrë në mjet 15-vjeçarin, por më pas e kanë liruar. Tashmë, vëllezërit nga Dimali akuzohen për pengmarrje. 

12 Tetor 2022, 11:43 Nga F.M

Morën peng 15-vjeçarin, arrestohen dy vëllezërit në

BERAT- Dy vëllezër F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç banues në Drenovicë, Dimal, janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë  marrë peng një 15-vjeçar. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se dy vëllezërit mendonin se i mituri u kishte vjedhur një shumë parash në shtëpinë e tyre. Për rrjedhojë, ata kanë marrë në mjet 15-vjeçarin, por më pas e kanë liruar. Tashmë, vëllezërit nga Dimali akuzohen për pengmarrje. 

Njoftimi i policisë: 

Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), të cilët me vetëgjyqësi morën me forcë në automjet, një 15-vjeçar për të cilin dyshonin se u kishte vjedhur një shumë parash, në banesë.  Procedohet penalisht 15-vjeçari, për veprën penale “Vjedhja”. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç (vëllezër), banues në Drenovicë, Dimal. Arrestimi i tyre u bë pasi, në fshatin Drenovicë, Dimal, kanë marrë me forcë dhe me vetëgjyqësi, në automjetin e tyre, një 15-vjeçar, sepse dyshonin se kishte vjedhur një shumë parash, në banesën e tyre, në datën 10.10.2022. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

dimal pengmarrje ne dimal

Sondazh

Poll