Aktualitet

Mbyllet protesta para SPAK! Kalaja: Nuk ndalemi! Të hënën në orën 10:00 mblidhemi sërish

Aktivistja Adriana Kalaja njoftoi dhe protestën e radhës e cila do të mbahet të hënën në orën 10:00 në të njëjtin vend. 

12 Tetor 2022, 11:12 Nga e.k
Mbyllet protesta para SPAK! Kalaja: Nuk ndalemi! Të hënën në
Adriana Kalaja

TIARANË- Është mbyllur protesta e aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para zyrave të SPAK. Aktivistja Adriana Kalaja njoftoi dhe protestën e radhës e cila do të mbahet të hënën në orën 10:00 në të njëjtin vend. 

Ajo nuk kurseu akuzat për drejtuesin e SPAK, Arben Kraja për të cilin tha se është kandidatura e vetme për një mandat të dytë pasi sipas saj kandidatëve të tjerë u është bërë presion nga Rama për të mos kandiduar. Ajo ndër të tjera tha se disa kandidatët janë tërhequr nga gara pasi u është kërkuar që të mbyllin dosjen e Teatrit

Adriana Kalaja:  Nuk lodhemi. Erion Velaij do e dëmshpërblejë teatrin me çdo gjë që kishte brenda. Ardhja tjetër do të jetë të hënën në orën 10:00. KLP thotë se nuk ka kandidaturë tjetër përveç të Arben Krajës, kandidaturat e tjera nuk janë lejuar që të kandidojnë poasi u është bërë presion nga Rama. Ka dhe nga ta që janë tërhequr pasi u është kërkaur që të mbyllin dosjen e teatrit.

adriana kalaja

Sondazh

Poll