Aktualitet

Protesta për Teatrin/ Malkaj ironizon Shoqërinë Civile: Ku ndodhen sot? Gjenden gjithmonë atje ku janë paratë

Malkaj tha se ata të Shoqërisë Civile shkojnë ku është paraja. 

12 Tetor 2022, 11:02 Nga F.M
Protesta për Teatrin/ Malkaj ironizon Shoqërinë Civile: Ku
Medi Malkaj

TIRANË- Aktori Medi Malkaj ka ironizuar anëtarët e Shoqërisë Civile që munguan në protestën e zhvilluar sot para Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). I pranishëm para dyerve të SPAK, ku kërkoi drejtësi për shembjen e Teatrit Kombëtar, Malkaj tha se ata të Shoqërisë Civile shkojnë ku është paraja. 

"Përshëndes shumë ata që na shikojnë nga lokalet dhe nuk begenisen të vijnë këtu, përshëndes shumë edhe këta që na shikojnë nga xhamat, një përshëndetje të veçantë e kam për ata që quhen Shoqëri Civile që gjendet gjithmonë atje ku janë paratë. Nuk ka asnjë të Shoqërisë Civile këtu sepse ashtu e kanë kanë hallin,"- tha Malkaj.

protesta e opozites se bashkuar medi malkaj

Sondazh

Poll