Aktualitet

"Nuk ka database të ekspozuar"/ Drejtori i Policisë: Policët nuk kanë frikë nga askush, të dhënat janë të sigurta!

Rrumbullaku tha në dalje për mediat se ka një ekspertizë që po kryehet por deri më tani, sistemi është i sigurtë

12 Tetor 2022, 10:59 Nga f.g
"Nuk ka database të ekspozuar"/ Drejtori i Policisë:
Muhamet Rrumbullaku

TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka garantuar se Policia e Shtetit nuk është e ekspozuar përballë sulmit kibernetik iranian. Në përfundim të konferencës së organizuar sot nga OSBE me në fokus luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore, Rrumbullaku tha në dalje për mediat se ka një ekspertizë që po kryehet por deri më tani, sistemi është i sigurtë. Numri një i uniformave blu thotë se policët nuk kanë frikë. 

"Është një listë emrash, pavarësisht se janë punonjës policie nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar sekret shtetëror dhe as me sistemet e policisë së shtetit. Ne e disponojmë 100% informacionin tonë, asgjë nuk është e ekspozuar pavarësisht deklaratave. Punonjësit e policisë vijojnë të kryejnë funksionet përkatëse.  Nuk ka informacion të klasifikuar pavarësisht asaj që thuhet në Instagram dhe rrjetit. Duhet të keni informacionin për sistemin Deep Sea është motor kërkimi. Nuk ka database nuk ka të dhëna. Nuk kemi asgjë të ekspozuar, megjithatë ekspertiza do e tregojë. S'kemi frikë nga askush. Punonjësit e policisë nuk kanë frikë nga askush. Po kryejnë detyrën e tyre."-tha Rrumbullaku. 

Deklaratat e Rrumbullakut vijnë pas një vale sulmi mbi sistemet shqiptare të sigurisë dhe shërbimeve online. Jo më larg se dje, Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi Kinës, Rusisë dhe Britanisë së Madhe që të bllokojnë aktivitetin e faqeve nga ku po sulmohen dhe shfaqen të dhënat e shqiptarëve. /Dosja.al

muhamet rrumbullaku sulmi kibernetik

Sondazh

Poll