Bota

Rritja e inflacionit, Qeveria e Kosovës jep 100 euro shtesë për pensionistët si dhe 35 mijv euro për Luginën e Preshevës

Qeveria e ka marrë këtë vendim në kuadër të pakos për përballje me inflacionin ku në total janë shpërndarë mbi 28 milionë euro vetëm për këtë kategori.everia

12 Tetor 2022, 11:37 Nga d.a.
Rritja e inflacionit, Qeveria e Kosovës jep 100 euro shtesë për
Albin Kurti

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e radhës ku një ndër vendimet që ka marrë ka qenë dhënia e 100 eurove shtesë për pensionistët. Qeveria e ka marrë këtë vendim në kuadër të pakos për përballje me inflacionin ku në total janë shpërndarë mbi 28 milionë euro vetëm për këtë kategori.

Në kuadër të Pakos për përballje me Inflacionin që kemi disejnuar muajin e kaluar, kemi paraparë mbështetje edhe për pensionistët. Për pensionistët ka marrë formën e një shume njëhershme prej 100 eurosh e cila do të ekzekutohet në llogaritë e tyre gjatë këtij muaji”, ka thënë Besnik Bislimi.

Ky vendim është aprovuar nga të gjithë ministrat e pranishëm në mbedhjen e sotme dhe si pasojë hyn menjëherë në fuqi dhe pritet që brenda muajit pagesat të kalojnë në llogaritë e pensionistëve.

Qeveria e Kosovës gjithashtu ka ndarë 35 mijë euro për Luginën e Preshevës. Kryeministri Albin Kurti, tha se ndarja e këtyre mjeteve bëhet sipas kërkesë së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të tyre lobuese.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u bëri thirrje ministrave që të votojnë pro këtij propozimi.

“Përmes këtij propozim vendimi, Ministria e Financave dhe Transfereve do të ndaj mjete në shumën prej 35 mijë euro. Për zbatimin e këtij vendimi do të përdoren mjete nga organizata buxhetore zyra e kryeministrit me kod 104 nga nën programi përkrahje për Luginën e Preshevës. Marr parasysh rëndësinë e këtij vendimi ju ftoj që të votoni”, tha Bislimi.

Në kuadër të rendit të ditës gjatë mbledhjes së sotme qeveria ka diskutuar dhe disa nga projektligjet në lidhje me mjedisin dhe disa ndryshime ligjore të cilat më pas do të kalojnë për diskutim dhe votim në Kuvend.

vendimi i qeverise se kosoves albin kurti hekuran murati kosova jep 100 euro per pensionistet

Sondazh

Poll