Bota

Për herë të dhjetë brenda vitit, Petar Petkoviçit i ndalohet sërish hyrja në Kosovë

Kjo është hera e dhjetë që autoritetet në Kosovë i ndalojnë hyrejn Petkoviçit i cili sipas njoftimit të zyrës do të merrte pjesë në festën e manastirit të Patriarkanës së Pejës ku Patriarku Porfirija do të ulet në fron si kryepeshkop i Pejës.

12 Tetor 2022, 10:49 Nga d.a.
Për herë të dhjetë brenda vitit, Petar Petkoviçit i
Petkovic

SERBI- Drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, i është ndaluar mëngjesin e sotëm të vizitojë vendin dhe të marrë pjesë në kurorëzimin e Patriarkut Porfiri në Patriarkanën e Pejës.

Sipas mediave serbe, kjo është hera e dhjetë që autoritetet në Kosovë i ndalojnë hyrejn Petkoviçit i cili sipas njoftimit të zyrës do të merrte pjesë në festën e manastirit të Patriarkanës së Pejës ku Patriarku Porfirija do të ulet në fron si kryepeshkop i Pejës.

Kjo është shkelje brutale e marrëveshjes për lëvizjen e lirë të zyrtarëve, e cila parasheh procedurë për përthjeshtuar për vizitat e kryenegociatorëve”, thuhet në njoftim.

Para kësaj, të enjten, Petkoviç planifikonte të merrte pjesë në manifestimin "Ditët e Moravisë" në Gornji Kusac, sipas njoftimit, duke shtuar se Zyra do të informojë Brukselin zyrtar për këtë shkelje brutale të marrëveshjes, si dhe mohimin e lirive fetare si garantues i respektimit të marrëveshjes, por edhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë.

Që nga fillimi i vitit të kaluar, kjo është hera e dhjetë që Petkoviçit i ndalohet hyrja në Kosovë, me një përjashtim të vetëm kur disa javë më parë shoqëroi kryeministren serbe Ana Brnabiç në një vizitë zyrtare në veri të Kosovës.

petkovic ndalohet te hyje ne kosove dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll