Bota

Rusia nuk ndal kërcënimet, Medvedev: Më afër luftës botërore nëse Kievit i jepen raketat MLRS

Medvedev e përshkroi si mënyrën më të shpejtë për të përshkallëzuar "konfliktin" me Ukrainën, siç e përshkruajnë rusët luftën, mundësinë për t'i dhënë Kievit sistemin e lëshimit të raketave me rreze të gjatë veprimi MLRS.

12 Tetor 2022, 10:42 Nga d.a.
Rusia nuk ndal kërcënimet, Medvedev: Më afër luftës
Medvedev

RUSI- Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev ka vijuar retorikën nxitëse të Rusisë me një sulm bërthamor duke kërcënuar me një luftë botërore në rast se raketat MLRS do të dorëzohen në Ukrainë.

Siç raportohet nga TASS, Medvedev e përshkroi si mënyrën më të shpejtë për të përshkallëzuar "konfliktin" me Ukrainën, siç e përshkruajnë rusët luftën, mundësinë për t'i dhënë Kievit sistemin e lëshimit të raketave me rreze të gjatë veprimi MLRS.

"Mënyra më e shpejtë për të përshkallëzuar konfliktin me Ukrainën në nivelin e pasojave të një lufte botërore është t'i jepet  Kievit sistemi MLRS," shkroi Medvedev.

Në të njëjtin postim, Dmitry Medvedev këshilloi aleancën dhe qeverinë amerikane që të mendojnë logjikisht dhe të marrin parasysh rreziqet ekzistuese.

Në të njëjtën kohë, ai argumentoi se raportet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se çdo fitore ruse do të nënkuptonte humbjen e aleancës, janë një konfirmim i pjesëmarrjes së aleancës së Atlantikut të Veriut në "konflikt".

Deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s se një fitore ruse do të nënkuptojë humbjen e aleancës së Atlantikut të Veriut është një konfirmim i drejtpërdrejtë i pjesëmarrjes së aleancës në luftën kundër vendit tonë. Siç thonë ata jo aq i zgjuar. Por erdhi nga një zemër e sinqertë. Një mik i sinqertë norvegjez më në fund ka bërë një rrëfim të tillë”, ka shkruar në mënyrë karakteristike Medvedev.

dmitry medvedev lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll